Maxhoranca duket e vendosur që të ulet në tryezën e reformës zgjedhore me projektin e dakordësuar në marrëveshjen e 18 Majit mes Ramës dhe Bashës.
Këtë e ka bërë të qartë vetë kryeministri Rama, i cili nga New Jorku ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se reforma zgjedhore do te kryhet brenda paketës se majit ndërsa thekson se vota e emigranteve do të jetë në krye të listës së ndryshimeve të ligjit elektoral. Rama i përgjigjet dhe kushteve te vendosura nga Lulzim Basha duke thënë se idetë e një pale s?mund të jenë kusht për palën tjetër.
?Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s'janë kusht për tjetrën!?