Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe anëtare e Kryesisë së PD, Edit Harxhi në një intervistë në Report Tv për situatën brenda Partisë Demokratike deklaron se Lulzim Basha po tenton që të nxjerrë jashtë loje ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas saj, Basha po mundohet që të anashkalojë fuqinë e Berishës në strukturat e PD, ndërsa shton se nuk sheh shpresë te kryetari i PD, që mund të bëjë opozitë përballë qeverisë Rama.
?Fatkeqësisht mendoj se Basha vazhdon në të njëjtën linjë, tani ka arritur një fazë tjetër, është munduar të shprehë mendimin e tij për nxjerrjen jashtë loje ndoshta ?de facto? se ?de juro? ai është pjesë e grupit të zotit Berisha.
Duke e anashkaluar fuqinë e liderit historik në PD në strukturat e PD. Në fjalinë që ai tha, se ?tregon kush është lideri?, deshi të tregojë që ?unë jam lideri? dhe Berisha nuk merr vendime, prandaj keni parasysh se unë jam këtu? u shpreh ajo.