Ora News - Burgim i përjetshëm për Admir Tafilin, 137 vite për bashkëpunëtorët

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë pretencën e Prokurorisë dhe vitet e dënimit të kërkuar për anëtarët e bandës së Admir Tafilit. Ndaj këtij të fundit është vendosur burg përjetë, ndërsa Alfred Qefalia do të vuajë 27 vite burg. Dritan Peksani dhe Elson Merdani dënohen me nga 25 vite secili.
Ashtu sikruse kërkoi akuza, Kristi Pine dënohet me 10 vite. Fatos Koka me 3 vite dënim dhe Klajdi Shermandhi 5 vite.
Ky grup drejtohej nga i burgosuri përjetë Admir Tafili i cili jepte porosi nga qelitë për kryerjen e vrasjeve dhe që paguheshin deri në 50 mijë euro. Ata akuzohen për një sërë ngjarjes në vend.
Admir Tafili, Kristi Pine, Elson Merdari dhe Dritan Peksani vranë në qershor të 2014 Ibrahim Manin në Shkodër. Po ashtu Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermandhi tentuan të vrisnin Edmond Çakmashin në nëntor 2013 në Tiranë.
Atentati në zonën e Shkozës nuk shkoi siç duhej dhe Çakmashi mbeti vetëm i plagosur.
Të pandehurit, Admir Tafili, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdari janë edhe personat që siguruan kushtet dhe mjetet për vrasjen e Leonard Muratit në Durrës. Viktima ishte në lokalin e tij ku u ekzekutua nga persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet.
Grupi i drejtuar nga Tafili akuzohet edhe për sigurimin e mjeteve për vrasjen e Majlind Lilës në dhjetor 2014.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-denon-me-burg-per-jete-admir-tafilin/

Free Traffic Exchange