Alkent Pozhegu nga Gjakova është nga të paktët shqiptarë që ka guxuar të thyejë rekordin Gines. 41-vjeçari ka tentuar me krijimin e mozaikut me drithëra me përmasat më të mëdha botërore dhe ia ka dalë mbanë duke realizuar mozaikun 300 m2 duke krijuar portretin e këngëtares me famë botërore Rita Ora.
Realizimi i këtij portreti ka zgjatur rreth 11 orë.
Pozhegu ka tentuar edhe më parë të thyej rekordin Gines me krijimin e skulpturave me fruta. Ky është rekordi i dytë që ka marrë shqiptari, pasi është velrësuar edhe më parë.