Sopranoja me famë botërore, Inva Mula rikthen në skenën e Pallatit të Kongreseve operan ?Peshkatarët e Perlave? pas 27 vitesh.
?Peshkatarët e Perlave? e kompozitorit Georges Bizet, dhe me regjizore Inva Mulën do të çelë sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, interpretojnë emra të njohur të skenës operistike shqiptare, por dhe të huaj. Me libret të Michel Carre dhe Eugene Cormon, dirigjent Zherar Akokanë, në këtë opera interpretojnë artistë të njohur të skenës shqiptare si baritoni Armando Likaj, sopranoja Ramona Tullumani, etj, ndërsa sopranoja Mula përveç regjisë do të luaj rolin e Lejlës.
?Ishte një punë që erdhi natyrshëm nga zbërthimi i partiturës dhe idesë së kompozitorit dhe është fat I madh për një kompozitore që të vërë në skenë një vepër të tillë. Unë do të interpretoj në një nga netët në rolin e Lejlasë që më 1994 është luajtur edhe nga nëna ime? tha Mula.
Pjesë e kësaj opera do të jetë edhe Nina, vajza e Inva Mulës.