Policia Rrugore publikoi sot bilancin e fëmijëve të aksidentuar në akset rrugore me pasojë vdekjen, ku në 20 muaj llogariten 30 fëmijë të cilët kanë humbur jetën, ndërsa 64 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Ervin Dervishi, specialist i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, u shpreh në Report Tv se bilanci është për t'u marrë në konsideratë.
Ai tha se policia ka ndërmarrë kontrolle të shtuara për ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve dhe penalizimin e shkelësve në rrugë.
Specialisti i Sigurisë Rrugore tha se policia i di zonat me rrezikshmëri të lartë për aksidente dhe për këtë shkak ka rritur kontrollet në ato pika, ndërsa si shkak për aksidentet cilësoi pakujdesinë e këmbësorëve dhe të drejtuesve të mjeteve.