Report TV - Përfundon ndërtimi i urës së Mënikut,Veliaj: Fokusi te fshati

2018-05-02 0

Prej pak ditësh, ura e re e Mënikut ka lidhur 1200 banorë të Ndroqit me Tiranën.

Ndërtimi i saj i dha fund një kalvari disa vjeçar vuajtjesh për banorët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve të urës së re, e cila tanimë u shërben jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur për banorët, ndërsa shtoi se përmes këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturë, ky komunitet është më afër Tiranës.

?Jam shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për 1200 banorët e Mënikut. Ky është një lajm i mirë sepse këta banorë nuk janë më të izoluar nga qyteti, nga tregu, por janë më afër se kurrë me një urë që vjen si i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrisë shqiptare. Dua të falënderoj shumë Mimi Kodhelin dhe gjithë kolegët e Forcave të Armatosura. Patëm një bashkëpunim fantastik për t?u siguruar që një nga komunitetet më të mira të Tiranës të jetë realisht afër Tiranës, siç janë gjithë komunitetet e tjera?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange