Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas dakordësimit të dy forcave kryesore poltike, për nisjen e Reformës Zgjedhore, Levizja Socialiste per Integrim, mbështeti këte nismë. Pas mbledhjes se grupit Parlamentar Petrit Vasili, tha se vendi ka nevojë për një reformë të thellë që i jep përgjigje problemeve në zgjedhje siç janë shitblerja dhe pabarazia e votës.
Vasili: Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhje që shiten dhe blihen të cilat rrënuan edhe procesin e 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelave dhe trafikantëve në këtë proces. Së dyti sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme vota e shqiptarëve peshon ndryshe dhe kjo është një pabarazi ekstreme antikushtetuese që nuk i është dhënë asnjëherë përgjigje nga këto dy forca politike.
Vasili tha se kohës së tangove PS-PD, u ka ardhur fundi dhe sipas tij instituciont e ngritura me vota të vjedhura nuk të çojnë asgjëkundi.
Vasili: Besoj që pas një herë të vetme do ta kuptojnë që nuk ndërtohen institucione të shëndosha, nuk mund të ketë integrim, nuk mund të ketë siguri mbi institucione të ngritur nga vota e vjedhur dhe e placiktur.Shpresojmë të jetë nismë e sinqertë. Të shohim çfarë do hedhë në tryezë. Koha e tangove PS-PD lidhur me reformën zgjedhore u ka ardhur fundi. Duhet një reformë e thellë që ti japë përgjigje plagëve?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/reforma-zgjedhore-koha-e-tangove-ps-pd-u-ka-ardhur-fundi/