Dëme të mëdha në bujqësi ka shkaktuar thatësira e tejzgjatur në zonën e Lezhës.
Temperatura të larta gjatë kësaj vere kanë tharë të mbjellat e lezhjanëve, gjë që ka sjellë probleme në jetesën e tyre.
Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Bujqësisë, Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë kultura bujqësore janë tharë, kjo për faktin se në shumë zona mungon dhe sistemi vaditës.
"Vera e tejzgjatur dhe temperaturat e larta mbi normë, si për gjallesat edhe bimësinë ndikimi negativ ka qenë i jashtëzakonshëm. Këto pasoja kanë qenë të përshkallzuar sipas llojeve, sipas kulturave, por kryesisht tek bimët e arave tek bimët që kërkojnë ëmë shumë ujë. Jemi shumë larg pritshmërive dh statistikave të shkuara ku Lezha ka pasur një sipërfaqe të madhe të vaditshme" thotë Lleshi.