Projekti i Lanës, nis prishja e ndërtimeve pa leje

2018-05-02 4

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e objekteve pa leje, për t?i hapur rrugë rehabilitimit të lumit të Lanës.

Ky projekt, që sistemon përfundimisht pjesën e lumit të Lanës brenda qendrës urbane, ka nisur që në kohën e qeverisë Berisha dhe kur në krye të bashkisë ishte Lulzim Basha.

Por gjatë katër viteve të shkuara thuajse nuk është punuar fare. Pengesë janë bërë objektet pa leje.

Me prishjen e tyre nga IKMT, projekti do të vazhdojë me rregullimin e shtratit të Lanës dhe me zgjerimin e rrugëve përgjatë lumit.

Para nisjes së këtij aksioni ka pasur një reagim të disa banorëve të këtyre shtëpive pa leje, që ndodhen në gjurmët e veprës që do të ndërtohet.

Tv Klan