Javën e ardhshme ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore

2018-05-02 0

Javën e ardhshme do të ngrihet Komisioni i posaçën i Reforme Zgjedhore. Ish bashkëkryetari socialist i Komisionit të shkuar, aktualisht Kreu i Grupit kuvendor Taulant Balla shpreh gatishmërinë për të diskutuar çdo propozim, përfshi dhe atë për ndryshimin e sistemit, por e cilëson si të papranueshëm vendosjen e kushteve për këtë reformë.

Por nëse do të kishte një kusht thotë Balla ai mund te ishte ?vota e emigrantëve?

?Të gjitha këto çështje që ka adresuar zoti Basha të jenë pjesë e shqyrtimit në një reformë të rëndësishme sikurs është Reforma Zgjedhore, nuk mund të ulesh me kushte?.

Parlamenti ka një traditë që drejtimi i Komisionit të posaçme i Reformës Zgjedhore është bipartizan, traditë që Balla thotë se do të ndiqet edhe për mandatin e Komisionit të ri që do të ngrihet. Madje ai thotë se kujt i takon drejtimi në kushtet kur ka 2 parti opozitare.

?Ne nuk bëjmë, që në fakt i takon opozitës më të madhe asaj të Partisë Demokratike?

Balla i kujtoi edhe njëherë Lulzim Bashës ftesën e kryeministrit për një tryeze kombëtarë për të adresuar çështjet me interes kombëtar, ftesë që ai thotë mbetet ende në pritje të një përgjigje nga ana e kryedemokratit.

Tv Klan