Report TV - Elbasan, stacioni ‘Ad quintum’ i Rr.Egnatia në mëshirë të fatit

2018-05-02 1

Stacioni ?Ad quintum?, si një ndër monumentet më të rëndësishme si gjurmë e rrugës antike Egnatia vazhdon të tërheqë shumë turistë sidomos të huaj që sipas banorëve ndalojnë thuajse cdo ditë për ta parë.

Por ajo që ofron pamja e këtij monumenti sidomos në pjesën hyrëse të lë pa fjalë.

Plehëra, mbetje bagëtish, ujëra të zeza, asnjë tabelë që sinjalizon ekzistencën e më pas ferra dhe braktisje.

Vetë banorët, të ndërgjegjshëm se ky monument nuk mund të lihet në këtë gjendje thonë se një tjetër pamje të ofronte stacioni antik në komunizëm dhe një tjetër sot ndërsa banorët janë të njëjtë.

Mungesa e një tabele, të koshave të mbetjeve, të një kamera që të sinjalizojë ata që hedhin mbetje, një rojë apo edhe një rrethim janë ndërhyrjet e domozdoshme që kërkohen.

?Ky monument ruhej në mënyrë të shkëlqyer në kohën e Enverit, erdhi demokracia u shkatërrua, vijnë përditë vizitorë. Nuk investohet. Vizitorët ikin me përshtypjet më të këqija? shprehet një banor.

Free Traffic Exchange