Një urë për banorët e Ndroqit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa muajsh punime, përfundon ndërtimi i urës së Mënikut që u vjen në ndihmë 1200 banorëve në Ndroq. Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ura e re do t?u shërbejë fermerëve të nxjerrin më shpejt në tregjet e Tiranës produktet e tyre bujqësore.?Jam shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për 1200 banorët e Mënikut. Ky është një lajm i mirë sepse këta banorë nuk janë më të izoluar nga qyteti, nga tregu, por janë më afër se kurrë me një urë që vjen si i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrisë shqiptare. Dua të falënderoj shumë Mimi Kodhelin dhe gjithë kolegët e Forcave të Armatosura. Patëm një bashkëpunim fantastik për t?u siguruar që një nga komunitetet më të mira të Tiranës të jetë realisht afër Tiranës, siç janë gjithë komunitetet e tjera?.Veliaj premtoi se dy vitet në vazhdim bashkia e Tiranës do ti kushtojë më shumë vëmendje investimeve në zonat rurale.?Në dy vitet e dyta të mandatit tonë fokusi do jetë te qendrat e fshatrave për t?u siguruar që çdo komunitet e ka një pikë ku të mblidhet. Sigurisht, sheshi ?Skënderbej? është i rëndësishëm, por qendra e fshatit, qendra e lagjes janë vendet ku kalohet më shumë kohë komunitare dhe ku njerëzit ndajnë kohën e tyre të lirë. Ndaj, do të vazhdojmë me qendrat e fshatrave, pastaj edhe me rrugët kryesore që i lidhin me akset në Tiranë?.Ura e vjetër e cila shërbente dikur vetëm për këmbësorët, ishte kthyer ne rrezik per jetën e njerëzve për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.

Free Traffic Exchange