Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Greqinë e krizës vjeshta e sivjetme po sjell shenja të qarta se në fund të tunelit po nis të duket një rreze drite. Mesazhet nga brenda e sidomos nga jashtë vendit, kanë rritur optimizmin se vitin e ardhshëm vendi do të çlirohet nga ajo që këtu emërtohet vazhdimisht si ?zgjedha e kreditorëve? dhe Greqia do të rinisë t?i përmbushë vetë nevojat për financime.
Pas shtatë vitesh të një krize të thellë, që preku jo vetëm ekonominë, dhe mori dimensionet e një tragjedie moderne, në Greqi po duken shenja përmirësimi.
Edhe pse këto përmirësime ende nuk janë të prekshme nga qytetarët, institucionet ndërkombëtare pajtohen në vlerësimet e tyre se ekonomia greke po bën më në fund hapa përpara dhe ritmet e zhvillimit ekonomik parashikohet të jenë jo thjesht pozitive.
Këto vlerësime u ?çertifikuan? edhe në takimin informal të Ministrave të Financave të Eurozonës që u zhvillua në fundjavë në kryeqytetin estonez, Talin. Greqia ishte një nga temat kryesore të diskutimeve.
Si rrallëherë, Ministri grek i Financave, Euklidis Tsakalotos, doli nga takimi me humor të mirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/kriza-ne-greqi-shenjat-e-para-te-qarta-te-optimizmit/