Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një deklaratë për media, ku foli për Reformën Zgjedhore.
Basha parashtroi tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve.
?Tre kushtet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore janë: votimi dhe numërimi elektronik, ulje ose reduktim të kryetarëve dhe partive, si dhe t?i jepet më shumë pushtet qytetarëve, përfaqësim më i lartë i tyre. Ne jemi të vendosur të angazhojmë gjithë qytetarët, shoqërinë civile, botën akademike, për të dhënë kontributin e tyre, sikundër jemi të vendosur që kjo reformë as mos të ndalet dhe as mos të bëhet vetëm sa për sy e faqe. Jemi të hapur për çdo model që ofron, votim dhe numërim elektronik, uljen e dhe reduktimin e kryetarëve dhe partive, më shumë prioritet qytetarëve?, tha Basha.