Ora News – Fokusi tek fshati, Veliaj: Reabilitim i rrugëve që i lidhin me Tiranën

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej pak ditësh, ura e re e Mënikut ka lidhur 1200 banorë të Ndroqit me Tiranën. Ndërtimi i saj nga Bashkia e Tiranës i dha fund një kalvari disa vjeçar vuajtjesh për banorët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve të urës së re, e cila tanimë u shërben jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.
Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur për banorët, ndërsa shtoi se përmes këtij investimi të rëndësishëm në infrastrukturë, ky komunitet është më afër Tiranës.
Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që kemi mbajtur fjalën e dhënë për 1200 banorët e Mënikut. Ky është një lajm i mirë sepse këta banorë nuk janë më të izoluar nga qyteti, nga tregu, por janë më afër se kurrë me një urë që vjen si i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrisë shqiptare. Dua të falënderoj shumë Mimi Kodhelin dhe gjithë kolegët e Forcave të Armatosura. Patëm një bashkëpunim fantastik për t?u siguruar që një nga komunitetet më të mira të Tiranës të jetë realisht afër Tiranës, siç janë gjithë komunitetet e tjera?.
Kryebashkiaku deklaroi se në dy vitet në vazhdim, vëmendja do të jetë tek përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale, si për rehabilitimin e qendrave të fshatrave, ashtu edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse me Tiranën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fokusi-tek-fshati-veliaj-reabilitim-i-rrugeve-qe-i-lidhin-me-tiranen/

Free Traffic Exchange