Duke filluar nga dita e sotme deri më datë 22 shtator disa prej rrugëve të Tiranës do të bllokohen.
Sipas gazetares së ?Aldo Morning Show?, bëhet fjalë për Sheshin ?Avni Rustemi?, Rrugën ?Luigj Gurakuqi?, zonën rreth rrugës së Durrësit dhe zonën e ish-Bllokut. Bllokimi I këtyre rrugëve do të bëhet për shkak të 2 panaireve që organizon bashkia, atë të Librit dhe të automjeteve.
?Duke filluar nga sot deri më datë 22 shtator, disa prej rrugëve do të bllokohen, Sheshi ?Avni Rustemi?, Rruga ?Luigj Gurakuqi?, zona rreth rrugës së Durrësit. Bllokimi I rrugëve do të bëhet për shkak të panaireve që organizon bashkia Tiranë, atë të Librit dhe një të automjeteve dhe në datën 22 finalizohet me ditën pa makina. Po ashtu edhe në zonën e ish-Bllokut që do të kthehet në hapsirë për qytetarët?, raportoi gazetarja.