Ora News – Reforma zgjedhore nis rrugëtimin, Basha: Ja tre kushtet e PD-së

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka nisur aksionin e saj politik për reformën zgjedhore në vend.
Kreu i PD-së, lulzim Basha deklaroi se pa reformuar sistemin politik nuk do të ndryshojë asgjë në vend.
Basha: PD ka nisur sot përpjekjen e saj për reformimin e sistemit politik në vend.Shqipëria nuk mund dhe nuk do të ndryshojë pa ndryshuar politika. Politika është burimi i gjithë të këqijave në vend ndaj reforma politike është përparësia kryesore. Shqipëria meriton dhe duhet të ketë demokraci të vërtetë, meriton dhe duhet të ketë një qeveri që u shërben njerëzve, meriton dhe duhet të ketë luftë pa kompromis kundër drogës dhe krimit dhe zgjedhje të ndershme. Hapi i parë për reformën politike është reforma zgjedhore, e cila do bëjë të mundur dhënien fund njëherë e përgjithmonë të historisë sëmanipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri.Sa kohë që qeveria nuk vjen nga vota e ndershme e qytetarëve por vjen nga paratë e drogës, dhuna e kriminelëve dhe interesat e oligarkëve nuk do t?ju shërbejë njerëzve por këtyre grupeve, Parësore është nisja pa vonesë e reformës zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-shqiperia-nuk-mund-te-ndryshoje-pa-ndryshuar-politika/

Free Traffic Exchange