Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit?hat Havari i ftuar në studion e Report Tv shprehet se procesi i Vettingut që ka nisur ministri Xhafaj duhet të sjellë një pastrim radikal.
Ai thotë se Vettingu duhet të fillojë nga koka dhe deri te polici më i thjeshtë, ndërsa shprehet i bindur që numri i atyre që janë me probleme dhe rrezikojnë largimin nga radhët e policisë së shtetit janë mbi një mijë.
?Vettingu duhet të fillojë nga koka, nga drejtori i policisë deri te polici më i thjeshtë, unë e mbështes si nisëm, por nuk di kush do të jetë në komision, çfarë figurash.
Në polici kanë penetruar njerëz të inkriminuar, një pjesë janë pasuruar me lekët e popullit, ata që u pasuruan kaluan në politikë dhe u bënë deputetë.