Rreth 15 kosovarë janë paraqitur në spitalin e Durrësit me shenja helmimi pasditen e sotme.
Dyshohet se qytetarët kosovarë janë helmuar në një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi kishin ngrënë drekë.
Mësohet se turistët ishin nga Rahoveci, ndërsa kishin ardhur për fundjavë në Durrës dhe para se të niseshin për Kosovë kanë drekuar në një restorant te Shkëmbi i Kavajës.
Por më pas ata kanë ndjerë të përziera,të prera barku i dhimbje koke dhe në këto kushte i janë drejtuar spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Pushuesit kosovarë ndodhen aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa fillimisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të konsumimit të një lloj ushqimi të quajtur gulash.