NATO dhe Rusia shtojnë vëmendjen në Ballkan

2018-05-02 3

Teksa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë disa herë alarmin se Rusia po përpiqet të destabilizojë Ballkanin për të shtirë influencën e saj në këtë rajon, stabiliteti dhe siguria në vendet e Ballkanit Perëndimor u diskutuan në konferencën vjetore të NATO-s që u mbajt në Tiranë.

Edhe pse klima mes NATO-s dhe Rusisë mbetet me mungesë besimi, kreu i Komitetit Ushtarak, gjenerali Petr Pavel, tha për Associated Press, se problemet në rajon mund të vinin nga shumë faktorë mes tyre edhe "ndikimi i keq rus".

Ai theksoi se NATO nuk është në gare me Rusinë për influencën në Ballkan, duke theksuar se Aleanca mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin në rajon.

"Ne nuk konkurrojmë me Rusinë për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi kryesisht të fokusuar se pari për një Ballkan te stabilizuar dhe të sigurt" .

Edhe,Rusia mbetet e vëmendshme ndaj zhvillimeve në rajon. Ambasadori rus në Tirane, Aleksander Karpushin shprehu shqetësimin veçanërisht për Shqipërinë dhe Malin e Zi, dy vende ballkanike anëtare të NATO ?s, që i janë bashkuar embargos se BE-së kundër Rusisë. Duke folur në një interviste për ABC News, ai tha se embargoja e Tiranës i shkakton dëm vetë Shqipërisë.

Aleksander Karpushin Ambasadori i Rusisë në Shqipëri

?Në bazë të reciprocitetit vendi ynë ka qenë i detyruar të vendose masa duke ndaluar importin e pothuajse të gjitha produkteve bujqësore në Rusi. Shembulli i këtyre vendeve flet vetëm për një gjë, për gatishmërinë e tyre që të sakrifikojnë interesat e qytetareve në këmbim të një përfitimi të pasigurt. Askush nuk ka ndërmend t?ju garantojë atyre një integrim të sigurt në Bashkimin Europian.?

Uashingtoni e ka shprehur disa herë shqetësimin për atë që e konsideron si pushtimin e butë rus në Ballkan. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit e theksoi këtë edhe në Tiranë.

Tv Klan