Report TV - Flet pronari i anijes në Libi: Na bllokuan për shkak të klandestinëve

2018-05-02 2

Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi, Eduart Skora në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se anija është bllokuar për shkak të klandestinëve.

Sipas pronarit të anijes, ajo ishte nisur nga Durrësi për në Maltë, ku ishte furnizuar me karburant më pas ishte drejtuar për në Libi për të marrë ngarkesën, por në kthim është bllokuar.

Ai u shpreh se ka komunikuar me njërin nga pjesëtarët shqiptar të ekuipazhit, Artur Selimanj i cili i ka pohuar se në anije kishin hipur refugjatë, ndërsa pas kontrollit janë ndaluar nga autoritetet libiane.

Trafiku i klandestinëve nga Afrika për në Europë duket se ka qenë shkaku kryesor që anija shqiptare është bllokuar nga autoritetet libiane.

?Kemi hyrë në port në datë 10, në 3 ditë është ngarkuar, në 14 u nis drejt Maltës. Në datë 15, kthehet përsëri në Libi, unë e konstatoj në orën 07:00 të mëngjesit. Mendova se ka ndonjë defekt. Nuk kisha mundësi komunikimi. Anija nuk përgjigjej. Lajmërohej kontrollin e Tripolit. P

Pasi kemi punuar për kohë të gjatë kur kemi çuar çimento nga Shqipëria. Më njoftoi një person që anija juaj është kthyer pas dhe nuk dihet nëse anijen e ka marrë shteti apo banditë që e shfrytëzojnë për të futur refugjatë. Kam folur me drejtoreshën e kufirit, shkova në drejtorinë e portit Durrës dhe bëra të gjitha deklaratat.