Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve do të shemben për shkak të zgjerimit të rrugës dhe rehabilitimit të lumit të Lanës kanë marshuar drejt ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE-së. Përmes një letre ata kërkojnë ndihmë.
Edhe pse në ditë të dielë, (17 shtator) banorët shohin si zgjidhje ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë pasi i kanë humbur shpresat tek institucionet e shtetit shqiptar.
Protestuesi: Në vend që të na lajmëronin të na jepnin afat janë paraqitur në një orë të papërshtatshme dhe u kërkua brenda një kohe të pamundur të braktisnin banesat. Në të kundërt do të gjobiteshin me 5 mln lekë të vjetra.
Banorët nuk janë kundër rehabilitimit të Lanës, por ata kërkojnë njohjen e pronësisë dhe garantimin e dëmshpërblimeve.
Protestuesi: Nuk jemi kurrsesi kundër por të më thuash se kush është dëmshpërblimi dhe ku duhet të shkoj të banoj.
Në rast se institucionet shtetërore nuk gjejne zgjidhje, ata paralajmërojnë vijimin e protestave.
Protestuesi:"Nuk ka rrugë tjetër. Jemi të tradhëtuar nga institucionet tona"
Prej 3 ditësh banorët e Shkozës protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre për shkak zgjerimit të rrugës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve. Janë 153 familje që preken nga ky projekt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-shkozes-marshojne-para-ambasades-shba-e-be/