Sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar kryeministrin Rama për plagjiaturë pas nismës për heqjen e dekoratave për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.
?E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet përpara. Më vjen shumë mirë që në fund farë përfundon të bësh ato që kemi thënë në, megjithse me sa duket ne brenda mendjes tende ishim armiku jot me i madh.
Antikomunizmi nuk është gargare për të shplarë gojën. Po të them dhe një tjetër e nuk do të them më që ke kryer plagjaturë? mirato ligjin kundër propogandes komuniste, do i duhet këtij vendi?? shkruan Doda.
Por Report Tv ka siguruar dy projektligjet e depozituara në Kuvend nga PS dhe PDIU për heqjen e dekoratave dhe verteta eshte e ndryshme. Edi Rama dhe Taulant Balla e kane dorëzuar projektligjin në datë 17.12. 2015 me protokoll numer 3994 ndërsa Idrizi dhe Doda nga PDIU e ka dorëzuar një ditë më pas në datë 18.12.2015 me prokotoll 4005.