Report TV - Krujë,fshati Halil 16 vite pa ujë, gratë lajnë rrobat në liqen

2018-05-02 12

Fshati Halil në rrethin e Krujës me afro 3000 banorë vuan prej më shumë se 16 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.

Ndër vite fshati si burim të vetëm uji ka patur një burim natyral që rridhte një rrëke uji tek i cili gratë e fshatit qëndronin në radhe tërë natën për të siguruar një sasi uji sado të vogël për të pirë, ndërsa për të larë rrobat, gratë shkojnë në liqenin e Bacungut.

Por thatësira e jashtëzakonshme ka tharë plotësisht këtë burim sado të vogël që nuk i ka plotësuar kurrë nevojat e banorëve.

Po ashtu banorët thonë se edhe ato puse që janë në fshat janë tharë të gjithë.

Kjo situatë alarmante e mungesës së ujit në këtë fshat vazhdon jo më pak se prej 16 vitesh, madje shumë banorë thonë se ka 3 dekada.

Ato kërkojnë nga qeveria dhe pushteti lokal që të marrë masa për zgjidhjen e këtij problem jetik.