Report TV - Elbasan, sekuestrohen 11 mijë € të falsifikuara, pranga 3 autorëve

2018-05-02 1

ELBASAN-Policia ka sekuestruar 11 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, ndërsa ka arrestuar tre poseduesit, mes tyre edhe një 19-vjeçare.

Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të monedhave.

Agron Rrucaj 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

U zbuluan, pasi mashtruan kambistin në Gramsh
Tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, në pikën ?Exchange? të N.K. në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartëmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohen false.

Free Traffic Exchange