Report TV - Pasuria 4 mln euro e bllokuar, kush është biznesmeni i dyshuar

2018-05-02 1

Në kuadër të goditjes së aseteve kriminale, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëron sekuestron e 4 milionë eurove pasuri të Nikolin Janinës i njohur si biznesmen në fushën e hidrosanitareve.

Këto pasuri janë sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017?, ndërsa kanë kaluar në administrim të agjensisë së sekuestros deri në hetimin gjyqësor ku biznesmeni duhet të deklarojë para togave të zeza mënyrën e blerjes dhe krijimit të këtyre pronave.

Operaiconi policor ?vjeshtë 2017? i Policisë së Shtetit ka sekuestruar këtë të shtunë 4 milion euro pasuri pas hetimit pasururor të nisur ndaj shtetasit Nikolin Janina.

ReportTv ka mësuar se Janina është një emër i njohur në biznesin e hidrosanitareve dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për pastrim parash, procedim me numër 19/2017.
Këto pasuri të sekuestruara sipas policisë së shtetit janë tokë e ndodhur në Drinmadhe, Porto Palermo, Llaman, Amalloll e Himarë në vlerën e 31.000 m2 dhe apartamente e garazhde në tiranë në sipërfaqën 450 m2.