Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit të cilët posedonin një vlerë të konsiderueshme parash të falsifikuara. Policia bën me dije se janë arrestuar Leone (Luan) Duka 41 vjeç i dënuar më parë për falsifikim të monedhave, Agron Rrucaj 23 vjeç dhe Nafie Miraka 19 vjeç.
Tre të arrestuarit kishin shkuar në një Exchange në Gramsh për të këmbyer 3 kartmonedha me prerje 100 Euro secila, të dyshuara si false. Ka qenë pronari i pikës së këmbimit valutor që njoftoi më pas policinë. Uniformat blu ndaluan në Gostimë makinën tip Peugeot me të cilin udhëtonin tre personat.
Gjatë kontrollit atyre u janë gjetur 11.000 Euro të falsifikuara. Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.