Ora News - Vermosh - Doshi i del për zot Prek Calit: Kullë tre katëshe në vitin e Skëndërbeut

2018-05-02 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pabesi të deputetit të zonës dhe kryetarit të bashkisë së Malësisë së Madhe e ka quajtur veprimin e prishjes se kullës së Prek Calit, deputeti Tom Doshi.
Ai vizitoi nga afër rrënojat e kullës dhe njëkohësisht u takua me banorët e zonës, të cilëve u tha se brenda vitit do të ndërtohet nga e para kulla, jo dy por tre katëshe siç ka qenë përpara se regjimi komunist ta transformonte.
Tom Doshi: Kjo ishte pabesi e madhe, e dy personave që i keni votuar të dy, si deputetin ashtu dhe kryetarin e bashkisë. Turp.Por kjo na bashkon më shumë ne kelmendasve, këtu dhe në diasporë.U kërkoj falje të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie. Por i garantoj që kjo shtëpi do të ndërtohet, do të kontribuoj dhe për projektin e shtëpisë, do të bëhet tre katëshe jo dy si ishte planifikuar. Do të bëhet dhe busti i Prek Calit këtu përpara. Me shpresë të Zotit kemi informacione që mund të gjejmë dhe eshtrat e tij, do të bëhet edhe varri këtu përpara. Në vitin e Skëndërbeut do të ndërtohet dhe shtëpia e Prek Calit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doshi-i-del-per-zot-prek-calit-kulle-tre-kateshe-ne-vitin-e-skenderbeut/