Policia i ka bllokuar 4 milionë euro pasuri biznesmenit të hidrosanitareve Nikolin Janina, pronar i kompanisë ?Iberia invest? dhe ?Alba Ceramica? sh.p.k, apo e njohur si ?Porcelanosa?.
Sipas prokurorisë, Spanja ka lëshuar një urdhër arresti për Janinën si të përfshirë në trafik droge. Në pronat e bllokuara janë 4 banesa e 2 garazhe në Tiranë, 1 banese në Vlorë, tokë në Drimadh, Porto Palermo, Llaman e Himarë.
Të njëjtat burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet për biznesmenin Janina kanë nisur pas informacionit paraprak për monitorimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Nikolin Janina nga autoritet e prokurorisë Spanjolle në adresë të prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në drejtësinë shqiptare ka mbërritur dosja e autoriteteve spanjolle me informacionet për përfshirjen e tij në trafik droge, ndërsa mësohet se për të është lëshuar edhe një urdhër arresti.