Bullizmi i pranishëm tek 1 në 5 nxënës

2018-05-02 9

1 në 5 fëmijë në 144 shkolla të vendit bien pre e dhunës psikologjike dhe asaj fizike.

Ky është raporti i nxjerë nga studimi i parë kombëtar, mbi bullizmin në bashkëpunim me Këshillin e Europës. Sipas psikologut dhe studuesit Edmond Dragoti, ky fenomen shqetësues është evidentuar më së shumti në shkollat e qyteteve.

?Deri në 20 përqind e nxënësve bullohen. Në shkollat urbane kemi një prani më të madhe të bullizmit. Nxënësit janë më të prirur për të kërkuar një status më të lartë, duke ulur statusin e nxënësve të tjerë. Në shkollat rurale ndihet më pak, pasi fëmijët njihen më shumë me njëri ? tjetrin?.



Tre janë kategoritë ku vërehet më shumë bullizmi.

?Djemtë e kanë më të zhvilluar në gjininë e tyre dukurinë e bullizmit. Bullohen kryesisht nxënësit që janë mbipeshë, nxënësit që kanë probleme me shikimin, nxënësit që me marrëdhëniet me shokët nuk janë socialë. Ka dhe shfaqje të bullizmit nga mësuesit tek nxënësit, por ato që janë më të dukshme dhe që bien më shumë në sy janë midis nxënësve?.

Sipas Dragotit, ky fenomen vërehet më së shumti tek nxënësit e moshës 14 ? 15 vjeç. Në shumicën e rasteve, personat që bullohen apo bullojnë nuk kërkojnë ndihmën e punonjësit social, apo psikologut në shkolla.

Për shkak të fenomentit shqetësues jo vetëm në shkollat shqiptare, Këshilli i Europës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po pilotojnë format e këshillimit në shkolla, se si mund të trajtohen për këtë dukuri dhe për minizimin e saj.

Tv Klan