Report TV - Lezhë, trajnuesit e Qendrës Kulturore të Fëmijëve 1 vit pa rroga

2018-05-02 0

Trajnuesit në Qendren Kulturore të Fëmijeve në Lezhë prej një viti nuk janë paguar. Sipas drejtorit të kësaj qëndre, është një fond që parashikon pagesa për trajnuesit për një periudhë 3-vjeçare, por kjo pagesë nuk është bërë nga Ministria e Arsimit që prej fillit të tij.

Në këtë situatë fëmijet e Lezhës rrezikojnë të mbeten pa kurse, pasi mësuesit kanë paralajmeruar se do ta ndërpresin punën e tyre

Prej një viti mësuesit e jashtëm që bëjnë kurse në Qendren Kulturore të Fëmijeve në Lezhë nuk janë paguar nga Ministria e Arsimit dhe ato po punojnë në mënyre vullnetare.

Shqetësimi është ngritur nga Përgjegjësi i QKF-së në Lezhë Marçel Lacaj, sipas të cilit paratë janë të parashikuara, por i kanë futur në zëra të tjera dhe kjo është një paapërgjegjshmëri e Ministrisë së Arsimit. Sipas Lacajt, fondi për këtë kategori është i parashikuar për një periudhë 3-vjeçare.

Përgjegjësi i Qendrës Kombëtare të Fëmijëve të Lezhës Marçel Lacaj komenton situatën dhe shprehet si më poshtë:
?Ka një vit që këto instruktorë i kanë bo mësimet gratis, falas. Për arsye se Ministria e Arsimit e ka me ligj, që për 3 vite, sot, vjet dhe sot një vit do të bëjnë dy tregime fondesh. Fondin e pagave, konkretish 5-6 paga që i bënë dhe fondin për pagat e instruktorëve, pra mësuesve të jashtëm pranë qendrave kulturore të fëmijëve. Çka nuk e ka bërë vjet, nuk e ka bërë as sivjet, pagesën duan ta marrën në lekë, siç e thash. Kjo është një hile, paaftësi, mosvizion i Ministrisë së Arsimit. O ta kishte lënë institucionin me arsimin, ose instruktorët që vijnë këtu të jënë së bashku me pagën përkatëse si mësues. Me ministrinë skemi marrë kontakte fizike, kena marrë kontakte shkresore dhe s?kemi marrë asnjë përgjigje?, përfundon përgjegjësi Marçel Lacaj.

Në këtë situatë fëmijet e Lezhës rrezikojnë të mbeten pa kurse, pasi mësuesit kanë paralajmeruar se do ta ndërpresin punen e tyre nëse nuk do të marrin pagesen që ju takon.