Në Pezë u përkujtua 75 ? vjetorit i Konferencës, ku shqiptarët synuan bashkimin kundër pushtuesve nazifashistë. I ftuar në këto festime Presidenti Ilir Meta tha se mesazhi i kësaj dite duhet t?i shërbëjë edhe së tashmes.
?Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen edhe ndaj popullit të Pezës dhe ndaj patriotit të jashtëzakonshëm Myslym Pezës, i cili falë patriotizmit të tij, burrërisë së tij, besës së tij, ndihmoi që të bashkoheshin këtu forcat më patriotike të kohës, nacionalistët, antifashistët, komunistët me një platformë të vetme dhe një platformë të përbashkët.?
Sipas kreut të shtetit, Konferenca e Pezës e vendosi Shqipërinë në rrugën e duhur të lirisë kundër okupatorit nazifashist.
Tv Klan