http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefat e shtabeve te ushtrive te vendeve te NATO-s u mblodhën ne një takim dy ditor ne Tirane. Ne fokus te tij është rritja e bashkëpunimit për te garantuar sigurinë ne kufijtë e Aleancës se Atlantikut te Veriut. Kryeministri Edi Rama përballe ushtarakeve te larte tha se Shqipëria pavarësisht mundësive te kufizuara do te rrisë buxhetin për Forcat e Armatosura. Rama u ndal dhe tek misionet e NATO-s duke thëne se Shqipëria do te përgjigjet me kontributin e saj aty ku do te kërkohet. Kryeministri foli dhe për ekstremizmin dhe radikalizmin duke u shprehur se këto fenomene kane gjetur terren ne Ballkan. E për Ramen zgjidhja e vetme është integrimi I vendeve te Ballkanit ne strukturat atlantike. Sa i takon përpjekjeve ruse për te ndikuar ne rajonin e Ballkanit Rama tha se duhet rritur bashkëpunimi mes te gjitha vendeve dhe zgjidhja e vetme është anëtarësimi i tyre ne NATO. Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel. Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.