Ora News – Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e Vettingut në Polici, Gardë, SHÇBA

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tashmë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të vazhdojë vettingun, jo në sistemin e drejtësisë por në radhët e Policisë, SHÇBA si dhe të Gardës së Republikës.
Xhafaj firmosi urdhërin për nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të kontrollojnë pastërtinë e figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të policisë, Gardës dhe SHÇBA.
Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv.ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm.
?Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të dorëzohet brenda këtij fundviti?, thuhet në urdhërin e ministrit.
?Ky proces është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe synon verifikimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (Vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Procesit të Vettingut do t?i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-firmos-urdhrin-per-nisjen-e-procesit-te-vettingut/