Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me komedinë e famshme Tartufi të Molierit, e ardhur nën regjinë e Kushtrim Bekteshit, trupa e teatrit ?Migjeni? të Shkodres hapi sezonin artistik. Kjo komedi klasike, ngjarjet e se cilës zhvillohen brenda një shtepie, asaj të Orgonit ku brenda atyre mureve vishet por edhe bie maska e hipokritit dhe mashtruesit, rrembeu duatrokitjet e spektatorit dhe solli një lojë brilante të trupës së aktoreve.
Një gjetje regjisoriale me ndërhyrje të kujdesshme nga vepra origjinale ka bërë regjisori Bekteshi, duke i veshur kësaj komedie aktualitetin e sotëm siç është mania e rrjeteve sociale, apo bombardimi me informacione të shumëllojshme nga shtypi i shkruar. Misioni është i qartë, përmes të qeshurës spektatori duhet në të njëjtën kohë të vetëkorigjohet.
Në role të tjera në këtë pjesë erdhen aktoret: Pjerin Vlashi, Merita Smaja, Enver Hyseni, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Krist Lleshi, Kristiana Dodaj, Nikolin Ferketa, Astrit Fani, Divni Gushta, Fritz Selmani.
Tema e kësaj komedie është hipokrizia e shtresës klerikale, që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të shpejtë, duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe mendjelehtësinë e shtresës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/tartufi-cel-sezonin-artistik-ne-teatrin-migjeni/