Ora News – Rama: Do rrisim shpenzimet për mbrojtjen, FA të gatshme në çdo front

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fjalën e tij përshëndetëse të takimit te shefave të shtabit të NATO-s në Tiranë, kryeministri Edi Rama siguroi se Shqipëria do të modernizojë Forcën e saj ushtarakë dhe garantoi përkushtim në misionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Rama: NATO e parë 1949-1989 ishte sa e huaj për Shqipërinë aq edhe pak e nga pak vit pas viti një pikë referimi shprese për popullin shqiptar. Një popull që kishte shumë më tepër armë sesa liri dhe mirëqenie.
Nato e dytë 1989 ? 2014 ishte edhe e jona. Duke dalë disi jashtë kornizës fillestare, duke kaluar kufijtë e saj të vjetër NATO ndërpreu një spastrim të egër në Europë. Mbijetesa e popullsisë dhe liria që gëzojnë Bosnja dhe Kosova janë frut i NATO, e cila përfshin në misionin e saj lirinë e popujve që jetonin jashtë kufijve të saj. Gjatë kësaj periudhë, në 2019 Shqipëria përjetoi edhe momentin e anëtarësimit në NATO. Kjo ngjarje shënon edhe një ndër gurët kilometrik në historinë e vendit i cili për shumë më tepër sesa dekada vuajti pasojat e një ndarje të padëshiruar nga bota më e zhvilluar ose sic e kemi quajtur ne Perëndimi.
Sot kur NATO e tretë ka filluar të marrë trjatë, Shqipëria është edhe vetë NATO. Si vend anëtar Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet por edhe përgjegjësitë seriozë që burojnë nga anëtarësimi në NATO.
Valët e ekstremizmit dhe tërrorizmit si dhe zgjedhjet e tjera globale janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë edhe politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Shqipërisë. Përgjegjësitë si një vend ku mbështetja publike për NATO është ndër më të lartat. Shqiëpria e ka pasur politikisht të lehtë që të jenë aktive në pjesëmarrjet ushtarake të NATO-s. Ne kemi arritur që ti bashkohemi misioneve të aleancës në një nivel mbi propocional.
Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Megjithatë në përmbushje të zotimeve tona në Uells dhe Varshavë një program ambicios modernizmi do të shoqërohet me rritje të shpenzimeve për mbrojtjen ashtu sikundër në vijmësi FA do të jenë prezent në çdo rast dhe front ku ato do të jenë të thirrura.
Rama kërkoi që të vihet në prioritet integrimi i vendeve të Rajonit në mënyrë që palë të treta mos kërcënojnë sigurinë në Ballkan.
Rama: Një ndër përgjegjësitë e Shqipërisë në NATO është kujdesi i saj për të kontribuar që rajoni historik i brishtë dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes demokracisë stabilitetit dhe prosperitetit. Me hyrjen e Malit të ZI në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur që në krye të herës, aleanca jonë përvecse Atlantike u bë edhe ?Adriatike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/siguria-ne-ballkan-shefat-e-shtabeve-te-nato-s-ne-tirane/