Ora News – Stabiliteti dhe siguria në Ballkan, shefat e shtabeve të NATO-s në Tiranë

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet më të larta ushtarake të NATO-s mbërritën në Tiranë për të diskutuar mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
29 shefat e Shtabeve, kryetari i Komitetit Ushtarak Gjeneral Petr Pavel u pritën nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneral Bardhyl Kollçaku në Pallatin e Brigadave në Tiranë në një ceremoni mirëseardhje.
Në qendër të diskutimeve do të jetë dhe angazhimi i vendeve në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në Irak.
Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.
Gjithashtu autoritetet më të larta ushtarake do të paraqesin një sërë udhëzimesh mbi rishikimin e strukturës së Komandës së NATO-s për mënyrën se si organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ti përgjigjet më mirë sfidave të sigurisë në botë.
Presidenti Ilir Meta në nisjen e takimit të ushtarakëve të lartë theksoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit dhe stabilitetit në rajon.
Meta: Shqipëria, edhe pse një vend modest, është eksportuese e sigurisë në rajon e gjetkë.Terrorizmi dhe krimi i organizuar, ?Luftëtarët e Huaj? dhe emigracioni i paligjshëm, janë sfida serioze që përbëjnë kërcënim të madh për të gjithë ne. Ndaj e gjej me vend të theksoj dy shtyllat bazë mbi të cilat ne kemi orientuar punën tonë në përgjigje të këtyre sfidave madhore:Së pari, bashkëpunimi i ndërsjelltë, të cilin e konsideroj shumë të rëndësishëm për t?u bërë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët, bazuar në solidaritet dhe kapacitet, në gatishmëri për të mbrojtur vlerat e parimet dhe respektit për ligjin ndërkombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stabiliteti-dhe-siguria-ne-ballkan-shefat-e-shtabeve-te-nato-s-ne-tirane/

Free Traffic Exchange