Ndërsa në mbrëmjen gala ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës, kreu i shtetit Ilir Meta njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura u shpreh se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës drejt vendeve të rajonit si Kosova, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.
?Ne e kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim politikën e ?Dyerve të Hapura? të NATO-s, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar një arritje të rëndësishme anëtarësimin e Malit të Zi dhe duke shpresuar që edhe vendet e tjera që dëshirojnë t?i bashkohen kësaj Aleance, Maqedonia, Kosova dhe Bosnje Hercegovina ta realizojnë sa më shpejt këtë ambicje me përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit.
Sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës, aq më e sigurt, e qëndrueshme dhe e begatë do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët dhe interesat tona euroatlantike.