Sabiha Kasimati shkencëtarja e parë shqiptare e pushkatuar nga regjimi komunist, është rikthyer në vëmendjen e institucioneve për 105-vjetorin e lindjes.
Teza e saj e diplomës , ?Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë?, e mbrojtur në vitit 1940, në Universitetin e Torinos, Itali, iu dorëzua Arkivit të Shtetit nga Ambasadori i Italisë Alberto Cuttilo, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Autoriteti për Dosjet në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave.
Zoologu i njohur, Ferdinat Bego, foli për gjithë veprën e Kasimatit, shkencëtares së parë shqiptare.
Autoriteti për dokumentet e Sigurimit u ka dorëzuar familjarëve dosjen e Sabiha Kasimatit.