Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka organizuar Ceremoninë e Diplomimit 2017 në Bachelor dhe Master.
Ceremonia u mbajt paraditen e 15 shtatorit në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi? në Tiranë. Ela Gjoni ka bërë moderimin.
Diplomimi i brezit 2016 ka nisur me këndimin e himnit kombëtar.
Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Anastas Angjeli pasi ka mbajtur fjalën e hapjes pëshëndetëse. Më pas ka pëshëndetur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Presidenti i universietit Angjeli ia ka dhënë diplomën e parë Kristiana Sterios, e cila ka sfiduar kufizimet fizike e përfundoi me sukses Universtiertin.
Studentët e tjerë vazhdojnë të marrin diplomat. Nuk mungojnë fjalët e mirënjohjes gjatë kohës që përshëndesin. Ministrja Lindita Nikolla u ka dhënë diplomën disa studentëve të shkencave ekonomike dhe politike.