Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s do të zhvillojnë në Tiranë, përgjatë dy ditëve (15-17 shtator), Komitetin Ushtarak të kësaj aleance, ku marrin pjesë 38 delegacione.
Komiteti do të kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.
Krerët e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, do të diskutojnë për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit 'Resolute Support në Afganistan' dhe KFOR Kosovë.
Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018.