Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmjen e kësaj të premte operacion policor të koduar "Silenciatori", me arrestimin e një 53-vjeçari i cili dyshohet si autor i një sulmi me armë ku është qëlluar automjeti i P.P, 5 ditë më parë në kryeqytet.
Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit "heroinë", armë zjarri e llojit "pistoletë" me silenciator, lëndë eksplozive me kapsolle detonatore, granatë luftarake dhe municion.
Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar "Silenciatori".
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi