Report TV - Meta takon komandantin e Ushtrisë së SHBA: Ndihma për FA, e çmuar

2018-05-02 0

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë Shefin e Shtabeve të Bashkuara të SHBA-ve, Gjeneralin Josph Dunford, njofton zyra e shtypit të Presidencës.

Sipas komunikatës për shtyp, ?presidenti Meta ka vlerësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të një rëndësie parësore dhe strategjike dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, përballë sfidave të përbashkëta globale si lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm e qëndrueshmëriae sigurisë në rajon?.

?Meta i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Forcave tonë të Armatosura në procesin e tyre të transformimit dhe modernizimit duke nënvizuar edhe ndihmën e fundit me mjete speciale transporti të blinduara.Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e SHBA në realizimin e reformave të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, transformimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale dhe edukimin e Forcave të Armatosura, mbështetjen e institucioneve të inteligjencës, rolin përcaktues të SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit dhe mbështetjen kritike për anëtarësimin në NATO?, shkruhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Free Traffic Exchange