Ora News – U arratis nga komisariati i Pukës, kapet i akuzuari për grabitje

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka zgjatur vetëm 6 ditë arratia e të riut Emirjon Nikja, i cili arriti të largohej në mënyre spektakolare nga komisariati i policisë Pukë, ndërsa po transferohej drejt Shkodres ku do të njihej me masën e sigurisë.

Megjithese menjëherë pas largimit, 6 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të policisë Shkoder zbarkuan në rrethin e Pukës për ta kërkuar të riun, ato nuk arritën të bien në gjurmet e tij.

20-vjeçari banues në zonën e ?Don Boskos? në Tiranë kishte zgjedhur një banesë të vjetër në fshatin Karmë ku kishin jetuar të afërmit e tij t?i fshihej uniformave blu.

Sipas burimeve policore, ditën e arratisë për të siguruar fshehjen e tij, ai kishte kërkuar ushqime tek disa të afërm, e më pas ishte fshehur në banesën e braktisur, deri këtë të premte kur kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë për levizjet e tij.

Pas arratisjes së të riut të dënuar më parë për vjedhje dhe i akuzuar sërish për një tjeter grabitje me dhunë në fshatin Gomsiqe, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako nisi hetimi disiplinor për policët përgjegjës për ruajtjen e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-arratis-nga-komisariati-i-pukes-arrestohet-nga-policia-ermirjon-nika/

Free Traffic Exchange