Ora News – Fadromat e INUK rrafshojnë kullën e Prekë Calit, banorët: Turp kombëtar

2018-05-02 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kufinjtë e një skandali është cilësuar nga banorët e Vermoshit veprimi i ndërmarrë nga bashkia e Malësisë së Madhe, e cila përmes fadromave të Inspektoriatit Ndërtimor prishi kullën e prijësit të krahinës së Kelmendit, Prekë Calit.
Veprimi i kryer në fshehtësi, në atë kullë ku prej disa javësh emigrantët e zonës kishin nisur të investonin për ta kthyer në identitet, solli reagimin e ashpër të banorëve.
Të mbledhur në rrënojat e kullës, banorët e quajnë vrasje të dytë dhe turp kombëtar, atë që ndodhi në këto troje.
?Falenderoj shumë disporën që ka investuar për të ndërtuar shtëpinë e Prekë Calit por nëse janë bërë ndërtimet pa leje nga pushteti vendor dhe janë dhënë fondet, se kush e ka rrëzuar ne nuk mund ta përcaktojmë se fadromist mund të jetë kushdo. Këtu është dashur të merret një vendim. Si mund të merret vendimi pas 27 vitesh demokraci të rrëzohet një Muzeum në tokën e Vermoshit ku varet harta e gjithë Shqipërisë?.
? Prekë Calit i kanë ardhur mushqit me flori dhe nuk ka pranuar të shesë Vermoshin as Kelmendin. Kurse sot këtyre politikanëve të famshëm që kemi ne, gjysmën e këtyre parave dhe të shesin Shqipërinë. Kështu janë këta. Ne dënojmë shumë gjestin e djeshëm. Edhe si shoqatë e të persekutuarve, edhe si mbarë populli i Vermoshit dhe Kelmendit, është gjëja më e keqe që ka ndodhur tani e 100 vjet. Enver Hoxha ja hoqi një kat por nuk e shembi krejt. E ka shfrytëzuar?.
?Kjo është vrasja e dytë që i bëhet Prekë Calit dhe kullës së tij ptrej regjimit komunist. Prej këtyre nuk kemi pritur të mira dhe as nuk presim?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fadromat-e-inuk-rrafshojne-kullen-e-preke-calit-banoret-turp-kombetar/