Regjizori, producenti dhe skenaristi Kujtim Çashku ka qenë sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në ?Tv Klan?, nga ku ka rrëfyer për filmin dhe karrierën e gjatë.
?Ata ishin katër?, ka qenë filmi i parë i regjizorit Çashku më 1997, ndërkohë që karriera e tij ka vijuar me filmat, ?Vrasje në gjueti?, ?Të paftuarit?, ?Dora e ngrohtë?, ?Balada e Kurbinit? dhe ?Kolonel Bunker?, film i cili është tashmë ndërkombëtar.
Teksa fliste për karrierën 40-vjeçare në filma Çashku kujtoi filmin që kishte bërë kur ishte student dhe filmin e fundit që ka bërë dhe tha se nuk kishte bërë gjë tjetër por kishte përsëritur një dilemë që e kishte patur që prej moshës 22 vjeç.
?Në 1977 kam filluar të bëj filma, kam 40 vite. Kur vijmë te datat dhe numri i filmave, kujtoj një gjë që më ndodhi kur një student në Bukuresht më sjell një film që unë kisha realizuar kur studjoja për regjizurë. Ai kishte gjetur një film që unë e kisha realizuar në atë kohë dhe trokiti në derë pas 35 vitesh dhe thotë: ?Kam një film që ke bërë t?i kur ke qenë 20 vjeç?. Unë mbeta, u pataksa, thash si ka mundësi një gjë që kish vdekur mu ngjall përpara syve. vura filmin dhe kuptova se nuk kisha bërë gjë tjetër, por kisha përsëritur një dilemë që kisha pasur edhe kur isha 22 vjeç, edhe në filmin ?Ekujnoks? dhe në filmin e fundit që kam bërë nuk kishte gjë tjetër veçse dilema që kisha unë mbi atë që unë e quaj manipulimi mediatik i njeriut dhe masës? tha Çashku.