Ora News – U arratis nga komisariati i Pukës, kapet i arrestuari për grabitje

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Merr fund arratia 6 ditore e 20-vjeçarit Emirjon Nika, i cili u arratis nga paraburgimi i komisariatit të Pukës. Policia ka bërë sot arrestimin e tij në fshatin Karmë të Pukës pas sinjalizimit nga banorë të zonës.
Ai ishte fshehur në një banesë të vjetër ku kanë jetuar më herët familjarët e tij.
Në komisariatin e Pukës po kryhen procedurat e transferimit të 20-vjeçarit drejt komisariatit të Shkodrës dhe më pas në ditët në vijim në gjykatën e këtij rrethi do të njihet me masën e sigurisë.
20 vjeçari banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, dyshohet se është autori i grabitjes me dhunë të një shtetasi në Gomsiqe, ngjarje e ndodhur më 24 gusht 2017.
Ermirjon Nikja ishte arrestuar më datën 06 shtator 2017 nga forcat e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë për llogari të Komisariatit të Policisë Pukë.
Nikja u arratis ditën kur kishte seancën gjyqesore per vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata vendosi masën e sigurisë ?arrest në burg?, ndaj tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-arratis-nga-komisariati-i-pukes-arrestohet-nga-policia-ermirjon-nika/

Free Traffic Exchange