Report TV - Tepelenë, policia bashkiake përplaset me tregtarët ambulantë

2018-05-02 0

Policia Bashkiake e Tepelenës, ka ndërhyrë sot në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë, për të dëbuar tregtarët ambulantë.

Sipas Bashkisë, qëllimi i këtij aksioni ka për qëllim çlirimin e hapësirave të uzurpuara prej tyre këtyre tregtarëve që operojnë në paligjshmëri të plotë.

Aksioni i nisur sot në mesditë, ka hasur në rezistencën fizike të tregtarëve të cilët kanë kundërshtuar me forcë ndërhyrjen energjike të punonjësve të Policisë Bashkiake madje duke shënuar edhe konfrontime mes të dy palëve.

Të indinjuar ata kanë kërkuar vendimin e Këshillit Bashkiak dhe siguri për sistemimin e tyre pas përfundimit të këtij projekti.