Ora News – Sekuestro apartamentit në Tiranë, pronari i arrestuar në Spanjë

2018-05-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një apartament në Tiranë është vënë nën sekuestro, ndërsa pronari i saj është arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash.
Sekuestroja është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit ndaj shtetasit Gjon Gjezaj.
?Në bazë të informacionit policor dhe të dhënave nga autoritetet spanjolle, prokuroria Kurbin ka kryer hetimet për pastrim të produkteve të veprës penale. Në baze te veprimeve procedurale, janë zbuluar tre kontrata porosie për blerje apartamentesh në Tiranë, me vlerë totale rreth 130 mijë euro?, sqaron Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, nga hetimi rezultoi se pronë faktike është vetëm një apartament, me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë, ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, te cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestro-apartamentit-ne-tirane-pronari-i-arrestuar-per-vjedhje-ne-spanje/